Report TV - Basha thirrje Ramës: Ta votojmë reformën siç u rakordua

Report TV 2016-06-08

Views 1

Në tryezën anti-korrupsion të organizuar nga Partia Demokratike kryedemokrati Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Rama të votojë sipas Venecias dhe ndërkombëtarëve draftin e Reformës në Drejtësi. Basha ka kërkuar gjithashtu mosbllokimin e integrimit të vendit në BE, dhe uljen e të dy palëve për të krijuar nëj variant të ri bazuar te ajo që propozon Venecia

Lidhur me takimin për Reformën Basha tha se të hënën, ?opozita pranoi sugjerimet e ndërkombëtarëve për ndryshimet që do t?i japin fund korrupsionit?.

Por sipas Bashës, kreu i Qeverisë synon të kapë sistemin e drejtësisë dhe se i bën presion Prokurorisë , duke u ndalur edhe tek reagimi i tij një ditë më parë pas pezullimit nga detyra e kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako, për çështjen e pajisjes së përgjimit.

Harxhojnë mijëra dollarë për bileta avionësh, dhe nuk u ofrojnë qytetarëve atë që kanë nevojë. Jemi në kryeqytetin e një vendi ku qeveria në 2 vitet e fundit ka dhënë koncesione në shëndetësi që e detyrojnë qytetarin të paguajë para çdo muaj për shërbime që nuk i përfitojnë kurrë. Ndërkohë që te Onkologjiku nuk ka ilaçe. Këto janë pasojat e korrupsionit, mungesës së transparencës dhe llogaridhënies. Sa herë që një gazetar ka guximin të nxjerrë një skandal qeveritar, përballet me një rrebesh mbi pronarët e mediave. Megjithatë PD ka qëndruar fuqishëm dhe ka treguar me vepra gatishmërinë e saj për reformat që do të garantonin transparencën dhe sundimin e ligjit.

Dhe më e rëndësishmja është reforma në Drejtësi. Ne jemi gati. Të hënën opozita pranoi sugjerimet e ndërkombëtarëve për ndryshimet që do t?i japin fund korrupsionit. Të hënën opozita dha garanci se është e gatshme të miratojë këtë paketë", tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS