Elbasan, atentat Florenc Çapjes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-06

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthehen atentatet në qytetin e Elbasanit. Sulmi i radhës me motiv hakmarrjen, ka ndodhur afër godinës së Prokurorisë dhe Gjykatës dhe shënjestër ka qenë Florenc Çapja. Nga breshëritë e armës ka mbetur i plagosur shoku i Çapjes, Bledar Muça si dhe Matilda Germezo, një punonjëse policie, që po kalonte rastësisht aty. Sipas policisë, një automjet ka ndjekur makinën me të cilën udhëtonin Florenc Çapja dhe Bledar Muça. Rreth orës 10:15, atentatorët që ndodheshin në makinën tip ?Golf?, kanë parakaluar dhe qëlluar me breshëri kallashnikovi. Ata janë futur më pas ne një rrugice, ku edhe kane hedhur armën që tashmë është sekuestruar nga policia. Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët e shumtë. Ata i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Punonjësja e policisë që sapo kishte mbaruar turnin dhe po kthehej në shtëpi, ka marre dy plumba, njërin ne krah dhe tjetra ne gjoks. Ndërsa i plagosuri Muça tjetër ka vetëm një gërvishtje në koke. Polica ka shoqëruar disa dëshmitare duke i marrë në pyetje, ndërsa ka identifikuar edhe targën e automjetit me të cilin u krye atentati. Sulmi i kësaj të hëne, dyshohet se ka lidhje me serine e atentateve ndaj fisit Çapja. Florenc Çapja ka qene i dyshuar për ekzekutimin e Gentian Beqirit 4 vite më parë, ndërkohe qe ai i shpëtoi muaj më parë një tjetër atentati, ku mbetën te vrarë tre persona e u plagosën 8 të tjerë. - See more at: http://vizionplus.al/elbasan-atentat-florenc-capjes/#sthash.4bfksRaY.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form