Report TV - Basha: Jam europianist, gjej gjuhën e përbashkët me Ramën

Report TV 2016-06-05

Views 0

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet kryesor i demokratëve. Lulzim Basha është i vendosur të bëjë gjithçka për t?ia arritur kësaj duke nisur me sanksionimin në reformën zgjedhore të votimit biometrik dhe elektronik. Në një takim me të rinjtë e Lezhës, Basha ka theksuar se do të ndërmarrë çdo veprim demokratik për t?ia arritur kësaj, sikundër është i vendosur dhe për një reformë në drejtësi që lufton dhe nuk mbron të korruptuarit dhe të inkriminuarit. ?Unë jam europianist, dhe si i tillë nuk mund të mos përpiqem me gjithçka për t?i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, një drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon qeveritarët e korruptuar dhe kriminelët. Dhe do të përpiqem patjetër të gjej gjuhën e përbashkët me kundërshtarin politik, por vetëm sipas standardeve europiane: Për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje elektronike, numërim elektronik, dhe një drejtësi të pakapur nga Koço Kokëdhima, nga Emiliano Shullazi, nga Habilajt?.

Share This Video


Download

  
Report form