Report TV - Rroshi mbetet i dënuar,zbardhet misteri i dy certifikatave të tij

Report TV 2016-06-04

Views 1

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, është dënuar për përdhunim dhe rrahje në bashkëpunim në Itali, por ka përfituar nga mos citimi i dënimit, parashikuar në legjislacionin italian. Shqiptarja.com zbardh të vërtetën e dëshmive të penalitetit të kryebashkiakut të Kavajës dhe problemin e tij në shkuarën me drejtësinë italiane. Dy dëshmitë e publikuara nga mediat dhe vetë kryebashkiaku, janë dokumente të vërteta dhe zyrtare, por me një ndryshim të rëndësishëm, i cili ka krijuar moskuptim dhe mjegull.

Dëshmia që nuk citon dënimin
Dëshmia e pastër e penalitetit, e paraqitur nga Elvis Rroshi, ?Certifikatë Penale e Arkivit Gjyqësor?, është një dokument, i cili merret nga çdo subjekt dhe qytetar i zakonshëm, në përputhje me Nenin 25 të Dekretit Presidencial Nr 313, të vitit 2002. Po pse Rroshi figuron i pastës në Certifikatën Penale të Arkivit Gjyqësor dhe rezulton i dënuar në Certifikatën e Arkivit Gjyqësor? Neni 25 parashikon mos citimin e dënimit nëse subjekti është dënuar për herë të parë dhe më pak se sa dy vjet burg

Share This Video


Download

  
Report form