KOSOVË- Kabineti qeveritar shqiptar ka mbërritur në Prishtinë këtë të premte ku po zhvillon ashtu sikurse është bërë tashmë traditë një mbledhje të përbashkët me qeverinë Kosovare e treta e këtij lloji.
Delegacioni shqiptar mbërriti në Prishtinë rreth orës 11:00 ku u prit në nëj ceremoni zyrtare me dëgjimin e himneve nga kryeminsitri Mustafa dhe kabineti i tij qeveritar.
Takimi po zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, e cila këtë herë është përshtatur për të pritur kryeministrat Edi Rama dhe Isa Mustafa si dhe anëtarët e tjerë të dy qeverive.
Në hapje të takimit, kryeministri i Kosovës Mustafa tha se ky bashkëpunim ndërqeveritar i vlen shumë të dyja vendeve, pasi çon përpara proceset integruese, rruga e përbashkët e Kosovës dhe e Shqipërisë.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama deklaroi se ?në vitin 2014, në Prizren, nisëm një rrugëtim që ka krijuar një hapësirë të re dhe të jashtëzakonshme bashkëpunimi?.
?Nga një hendek ndarës, kemi krijuar një urë bashkëpunimi që forcohet dita-ditës. Lindi ideja e krijimit të hapësirës së përbashkët energjitike. Do të vëmë në punë linjën e interkonjeksionit që lidh autostradën energjitike Shqipëri-Kosovë dhe kemi krijuar treg të përbashkët bujqësor?, tha ndër të tjera Rama.
Veç diskutimeve që kanë nisur për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës pritet të firmosin 7 marrëveshje të reja në fusha të ndryshme.
Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët dhe firmosjes së marrëveshjeve, kryeministrat Edi Rama dhe Isa Mustafa do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp dhe do t?i përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.