Shqiptarja.com ka zbardhur formularin e dekriminalizimit të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Nga të dhënat e deklaruara vihet re se karriera e tij është ambicioze, nga ajo e një emigranti në Greqi në vitin 1991, deri në drejtimin e SHISH në fund të qeverisë Berisha. Ai deklaron se në verën e vitit 1991 ka qenë për punësim sezonal në Pireas Greqi. Në periudhën mars-qershor 1993 deklaron se ka kryer doktoraturë në Barcelonë në Spanjë. Në periudhën tetor 1993-gusht 1994 ka shërbyer si diplomat në Arabinë Saudite.