Rreth tre muaj më parë ish Guvernatori i?u drejtua Gjykatës Administrative me kërkesë padi për dëmshpërblim, pagim page për 50 muaj nga muaji shtator 2014 kur u shkarkua deri më nëntor 2018 kur atij i mbaronte mandati.
Gjatë seancës së konkluzioneve ish Guvernatori shtoi dhe një kërkesë për 15 milion lekë dëmshpërblim moral si pasojë e dëmit psikologjik e moral të shkaktuar nga shkarkimi i padrejtë, kërkesë kjo e cila u rrëzua.
Këto rrëzime erdhën si pasojë e tejkalimit të afatit të depozitimit të padisë si dhe për faktin se Administrativja nuk është një gjykatë kompetente për rikthimin në detyrë të një titullari si Guvernatori, por është Gjykata Kushtetuese.
Referuar deklaratës së pasurisë vetëm për pagën e fituar si guvernator në 2013 Fullani merrte 6 307 308 lekë në vit, çka do të jetë dhe shpërblimi i cili do duhet ti paguaj banka.
Por ku e argumentoi gjyqtari Bezart Kackini vendimin për ti dhënë Fullanit pagën e 12 muajve nga 50 të tilla që ai kish kërkuar?
Sipas gjyqtarit arrestimi nuk ka qenë një shkak që mund të çonte në shkarkimin e Fullanit e për pasojë komisioni ekonomisë ka tejkaluar kompetencat duke vendosur shkarkimin.
Po ashtu shtoi gjyqtari nga gjykimi është provuar se si Ardian Fullani por dhe mbrojtja e tij nuk kanë pasur dijeni për mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës gjatë vendimmarrjes për shkarkimin, çka sipas gjykatës i ka privuar atij të drejtën e mbrojtjes.
Një tjetër argument ishte ai i fitimit të pafajësisë në lidhje me vjedhjen çka nuk bënë përgjegjës Fullanin siç kanë vendosu dhe Dhoma Penale e Tiranës.