Në Asamblenë e 25-të të Agjencive të Lajmeve të vendeve të Detit Mesdhe, Kreu I Kuvendit Ilir Meta u shpreh kritik me disa media të cilat promovojnë destinacioneve jashtë kufijve, në dëm të turizmit shqiptar. Ai kërkoi objektivitet prej tyre në pasqyrimin realist të situatës në këtë drejtim.
Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, theksoi të martën domosdoshmërinë e ndjekjes së një fushate mediatike miqësore për një informacion më të plotë për turizmin.
Nabyla Zayati, gazetare e ANSA me origjinë tuniziane, tha për Report TV se për herë të parë udhëtoi në Shqipëri për motive pune. Por se udhëtimi tjetër do të ndodh shumë shpejt dhe me qëllim në vetvete njohjen më nga afaër të turizmit e bukurive shqiptare.
Gjatë punimeve të Asamblesë, drejtues dhe përfaqësues të agjencive të lajmeve, zyrtare dhe publike, nga 22 vende, mbi rolin që duhet të luajnë mediat në promovimin e turizmit në rajon dhe sfidat në periudhën aktuale.
Fjala e plotë e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta
Pennintaex: Turizmi nuk mund të përfitojë nëse nuk ka promovimin e duhur nga media
Sekretari i Përgjithshëm i Agjencive të Lajmeve të Vendeve të Detit Mesdhe (AMAN), George Pennintaex tha se ?turizmi nuk mund të përfitojë nëse nuk ka promovimin e duhur nga media?.
?E ardhmja e agjencive tona është në rrezik, nga rrjetet sociale, blogjet, faqet e intenetit dhe shpikjet e tjera që përbëjnë një kërcënim real për ekzistencën e agjencive të lajmeve?, tha ai.
Sipas Pennintaex ?këto agjenci kanë gjetur mënyra të tjera për të mbijetuar dhe janë në kërkim të vazhdueshëm të shërbimeve për t?ju përshtatur nevojave të mjedisit e biznesit?.
Këto agjenci, tha Pennintaex ?po gjejnë mënyra të reja për të siguruar të ardhura për të ofruar shërbime më të mira dhe për të përdorur të gjitha intrumentat e internetit?.
?Një nga industritë lulëzuese në rajonin tonë është edhe tema e ditës së sotme, turizmi. Agjencite e lajmeve nuk mund të mbyllin sytë ndaj kësaj industrie
sipas opinionit tim. Kjo është një situatë që vetëm mund të fitohet dhe media mund të fitojë nga turizmi e turizmi nga mediat. Turizmi nuk mund të përfitojë nëse nuk ka promovimin e duhur nga media. Rajoni i Mesdheut ka një potencial të madh turistik dhe media mund të luajë një rol shumë të madh për benefitin?, shtoi ai