Reprot TV - Bashkiakët, nga të dënuarit për vrasje deri tek ata me disa emra

Report TV 2016-05-31

Views 0

Identifikohen këshilltarët me rekorde kriminale në këshillat bashkiake të 61 njësive vendore. ?Shqiptarja.com? zbardh disa nga emrat e këshilltarëve të dënuar, veprat penale të kryera si dhe masën dënimit, sipas vendimeve të gjykatave, brenda dhe jashtë vendit. Gjithsesi, formularët e vetëdeklarimit të anëtarëve të parlamenteve vendore, nxjerrin në pah një tjetër dimension të dështimit të ligjit të dekriminalizimit, në raport me retorikën dhe alarmin e opozitës shqiptare, por edhe më pritshmërinë e opinionit publik. Çuditërisht, ligji i dekriminalizimit, i konsideruar si më i ashpri në Evropë, do të veprojë vetëm mbi një numër të papërfillshëm të elementëve të inkriminuar, në këshillat vendore. Mbi 90 për qind të këshilltarëve të dënuar një ose disa herë, nuk e humbasin mandatin për shkak të parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit. Edhe për veprat e rënda penale, si vrasje apo vrasje në bashkëpunim, gjykatat kanë dhënë dënimet qesharake.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS