Report Tv-Protestë në Lazarat per te denuarit e vrasjes se policit

Report TV 2018-09-18

Views 5

LAZARAT, GJIROKASTËR-Një protestë është zhvilluar në qendër të fshatit, ku familjarët e grupit të zjarrit, kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës për Krimet e Rënda për të dënuarit e këtij grupi. Në një lidhje telefonike për Report Tv, e ëma e Dervish Gabës, njërit prej anëtarëve të grupit, ka apeluar për ndihmë nga shteti, dhe për drejtësi për djalin e saj. Ajo ka mohuar përfshirjen e Gabës në të shtënat me armë zjarri ndaj policisë në aksionin kundër kanabisit në vitin 2015.

Jam mamaja, u dënua me 15 vite burg për armëmbajtje pa leje. Policia erdhi në shtëpi, s?gjeti asnjë fishekë jo armë. Atë natë, Dervishi ishte në shtëpi. Njëri nga djemtë ka kallëzuar se Dervishi ishte në qendër, por ai punonte si kamarier. Ai u dënua për një thënie që thanë se Dervishi ishte tek lokali. Kërkojmë drejtësi, i bëjmë thirrje Gjykatës së Krimeve të Rënda të na japë të drejtën se djali rri kot në burg. S?ka prova.

E ëma e Dervish Gabës.
Një nga banorët e Lazaratit ka thënë se Lazarati është vënë në qendër të sulmit nga qeveria socialiste.

Më vjen keq që tubimi ka mbledhur shumë pak njerëzit. Njerëzit janë ngopur me grupime dhe tubime. Ka të tjerë më nevojtarë, ka familje në nevojë që nuk marrin as ndihmën ekonomike. Duhet të themi, që gjithë ky brez i ri kërkojnë punë dhe kërkojnë të derdhin djersër për familjen dhe atdheun. Padrejtësitë që ka bërë kjo qeveri për fshatin tonë janë të panumërta.

Një nga banorët e fshatit Lazarat
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 burgime përjetë Albion Alikon dhe Bajram Bocin, dhe dënoi me 150 vite burg 7 anëtarët e tjerë të grupit. Grupi i kryesuar nga Aliko dhe Boci u akuzua për vrasjen e efektivit të RENEA-s., Ibrahim Basha në qershor të vitit 2015.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS