Report TV - Berisha denoncon arat me kanabis, por del bllof me fotot

Report TV 2016-05-30

Views 0

Prej disa ditësh ish Kryeministri Berisha në faqen e tij zyrtare në Facebook denoncon kultivimin e hashashit me foto të cilat ai vendos shënimin në arat e Saje Qorrit në lumin e Vlorës.

Por del bllof se e vërteta dhe origjina e fotove është krejt tjetër pasi rezultojnë të kopjuara në internet.

Berisha i cilëson fotot me shënimin Në arat e Saje Qorrit dhe Shullazit, Lushnje Fier.

Këto foto Berisha jep shpjegimin se ndodhen në Fier e Lushnje. Me një kërkim të thjeshtë rezulton se kjo nuk është e vërtetë pasi origjina e kësaj foto është postuar fillimisht nga Christopher Iverson në 2015 me shënimin Fushat e ëndrrave në Zvicër (duke ju referuar kanabisit).

Po kështu rezulton dhe foto tjetër ku siç dhe mund të shihni në këtë portal është shkrepur në 2014 në Colorado ku Departamenti i Shëndetit ka promovuar një lloj të ri kanabisi si pjesë e bimës medicinal.

Këto nuk janë të vetmet foto të cilat si përkasin aktualitetit të kanabisit në Shqipëri, por dhe territorit në vendin tonë. Një e tillë ishte dhe një ditë më parë e publikuar po nga Berisha por e kundërshtuar më pas me foton aktuale nga ministri i Brenshëm Tahiri.

Shiheni krahasimin e fotos së Berishës me foton e Tahirit. Kjo zonë njohet ndryshe si Gryka e Sopotit dhe sot rezulton e pa mbjellë me drogë.

Gënjen Berisha apo qytetari Dixhital i Berishës kjo ende nuk ka një përgjigje por ajo çka duket qartë se këtë herë doktori ka sjell një foto nga Kolorado dhe Zvicra për të krijuar hashashin në tokën shqiptare në të cilën përballja e shtetit me narkotrafikun vazhdon çdo ditë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. ?Ne arat e Saje qorrit dhe Edvin Shullazit, Lushnje, Fier!? shkruan Berisha per dy fotot. Ndërsa Tahiri, pasqyron edhe linqet ku janë marrë këto foto, të cilat rezultojnë në Kolorado dhe në Zvicër.

Share This Video


Download

  
Report form