Partia Demokratike ka reaguar në një deklaratë për shtyp, nga kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe i quajti fakte të reja mbi mënyrën sesi i ashtuquajturi ?Eskobari i Ballkanit, Klement Balili, kishte ngritur industrinë e tij të trafikimit të drogës.
?Në fillim ai kapi Transportet, pasi Edi Rama e emëroi drejtor Rajonal për Sarandën. Pastaj futi nën kontroll pikat kufitare, duke caktuar - përmes Tahirit, - si shef të Kufirit për komisariatin e Sarandës, Asim Canajn, të cilin Balili e kishte për 10 vite drejtues në biznesin e tij, në policinë private?shprehet Alibeaj.
Ai tha se Saimir Tahiri del edhe një herë drejtpërdrejt i përfshirë në krim, në trafik droge.
Gjithashtu, Alibeaj u shpreh se Shefi i komisariatit të Sarandës u pezullua për këtë neglizhencë të vogël, dhe në krye të policisë atje, u komandua për disa ditë, pikërisht i punësuari nga Balili, Asim Canaj.
Ndërkohë ai tha se fakte të reja tregojnë se si e kishte ngritur Balili, i quajtur nga CNN si eskobari i Ballkanit, industrinë e tij të trafikimit të drogës.
Në fillim ai kapi transportet, pasi Edi Rama e emëroi drejtor rajonal për Sarandën.
?Kështu, prej viti 2013, Klement Balili rilindi duke futur në dorë rrugët e transportit të drogës, pasi ishte vetë drejtor, dhe duke pasur gjithashtu në dorë pikat e kalimit të drogës jashtë vendit, me hyzmeqarin e tij, si shef kufiri?, shprehet Alibeaj.