Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shërbimi Përmbarimor Shtetëror po përballet me presione të vazhdueshme gjatë ushtrimit të funksionit të tij për zbatimin e vendimit të gjykatave. Drejtori Albert Pilo në një intervistë për Ora News thotë shprehet se presioni kryesor lidhet me ekzekutimin e vendimeve për pasuritë e paligjshme.
Pilo: Kur zbatohet ligji ka presion. Nuk merret fare në konsideratë. Ne do të vazhdojmë detyrën.
Por, drejtori i Shërbimi Përmbarimor Shtetëror ngre edhe shqetësimin e numrit të madh të dosjeve. Sipas tij çdo përmbarues mund të mbyllë në vit vetëm një të katërtën e dosjeve që ka në dorëzim. Përballë një situatë të tillë, Pilo kërkon shtimin e stafit për të mos krijuar vonesa në ekzekutimin e vendimeve të gjykatave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pilo-perballemi-me-shume-presione-fluks-i-madh-dosjesh-per-ekzekutim/