Report TV - 170-vjetori, Biblioteka Kombëtare dixhitalizon veprën e Naim Frashërit

Report TV 2016-05-25

Views 3

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, me rastin e 170-vjetorit të lindjes së një nga figurave më të rëndësishme të rilindjes kombëtare shqiptare, Naim Frashëri, do të publikojë më datë 25 maj editimin digjital të veprave të tij, të cilat mund të shfletohen dhe shkarkohen në faqen zyrtare të BKSH-së www.bksh.al.

Pas përvojës së suksesshme me tragjedinë shkespiriane, ?Othello - Arapi i Venedikut?, Arkivi Digjital i BKSH-së pasurohet me veprën e plotë të rilindasit Naim Frashëri, e cila mund të lexohet dhe shkarkohet nga të gjithë pajisjet kompjuterike, smartphone dhe tablet, duke pasur kështu mundësinë për ta pasur me vete krijimtarinë naimiane. 16 tituj të rinj çelin shërbimin më të ri online që BKSH ofron për të gjithë përdoruesit e saj: ?Dëshira e vërtetë e shqipëtarëvet? (1904), ?Bagëti e Bujqësija? (1886), ?Lulet e verësë? (1890), ?Istori e Shqipërisë? (1899). ?Fletore e Bektashinjvet? (1908), ?Dituritë për mësonjëtoret të para? (1888), ?Qerbelaja? (1898), ?Shqipëria? (1902), ?Istori e përgjitheshme për mësonjëtoret të para? (1886), ?Vjersa për mësoiëtoret e para? (1886),

?Istori' e Skënderbeut? (1898) ?Mësime? (1894) si dhe ?Gjithësija: (1895). Krahas tyre do të publikohen edhe përkthimi nga Naim Frashëri i këngës së parë të ?Iliadhë? (1896).

Arkivi Digjital i Bibliotekës Kombëtare së fundmi është pasuruar me shërbimin më të ri, ?LIBRA?, në të cilin do të publikohen në format elektronik libra të vyer të fondit arkivor të BKSH, duke i ardhur në ndihmë të gjithë studiuesve dhe përdoruesve të saj.

Share This Video


Download

  
Report form