4 grupe polifonike shqiptare do të performojnë në Bienalen e Venecias, që do të çelet më 28 maj dhe do të mbahet deri më 27 nëntor 2016.
Bienalja e kuruar nga Simon Battisti, Leah Hitman-Salkin dhe dizenjuesit Åbäke vjen me këtë ide të mrekullueshme që lidhet me trashëgiminë kulturore shqiptare.
Në Venecia do të performohen këngë polifonike me tekste nga personalitetet më të njohura të artit botëror si Yanis Varoufakis, Etel Adnan, Mourid Barghouti, Michel Butor, Ornela Vorpsi, Anri Sala, etj