Shpallet ne kërkim Hasan Halili - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre ish-zyrtarë te lartë lokale në Kukës kanë përfunduar pas hekurave, ndërsa ish-kryebashkiaku Hasan Halili është shpallur në kërkim pasi akuzohet për ?shpërdorim detyre? Me kërkesë të Prokurorisë së Kukësit, Gjykata caktoi këtë të martë masën e sigurisë ?arrest në burg? për ish-Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Mirdash Hoxha, ish-Drejtorin e Financës Lekë Deda dhe ish-Drejtorin e Borxhit në Drejtorinë e Tatimeve, Gëzim Ukperaj. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një seri veprimesh te paligjshme. Ata regjistruan bashkinë si aksionere në shoqërinë ?Klubi i futbollit Kukës?, për të cilën më pas kanë paguar në mënyrë të paligjshme, në formë sponsorizimi, rreth 45 milionë lekë gjatë periudhës 2011-2015. Nga hetimet u zbulua se këtë shumë Bashkia e Kukësit e ka siguruar, duke mos paguar kontributet shoqërore dhe shëndetësore për pjesën më të madhe të punonjësve në varësi të institucionit. Prokuroria e Kukësit nisi hetimin në nëntor 2015, pas një kallëzimi të vetë bashkisë, ku ishin ngritur dyshime për veprime të paligjshme nga ana e ish-drejtuesve vendore. Hasan Halili ka qene kryetar i bashkisë se Kukësit i zgjedhur nen siglën e Partisë Demokratike. Me pas ai kaloi me LSI, derisa u largua ne zgjedhjet e fundit lokale. - See more at: http://vizionplus.al/shpallet-ne-kerkim-hasan-halili/#sthash.QT6VJeSA.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form