http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Njësitë speciale të misionit EULEX dhe Policia e Kosovës vijojnë një aksion për arrestimin e deputetit të PDK-së Azem Syla dhe të paktën 50 bashkëpunëtorëve të tjerë, të gjithë të akuzuar për krim të organizuar, që i kanë shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit me vlerë deri ne 30 milion euro. Uniformat blu kanë kryer kontrolle në shtëpinë e Sylës, zyrën e tij, shtëpinë e shoferit, te avokatit te tij dhe në të paktën 11 vendndodhje të tjera për ndalimin e Sylës. Por sipas mediave në Prishtinë, të cilët janë përpjekur për të kontaktuar me deputetin e PDK-së, Syla mund të ndodhet dhe në territorin shqiptar.Në listën e të dyshuarve të EULEX-it dhe policisë së Kosovës ndodhen dhe zyrtarë të lartë në gjykatën komunale të Prishtinës, Gracanicës, disa avokat, zyrtarë të regjistrimit të pronave por dhe punonjës policie. Në bashkëpunim me këta persona, Syla mendohet të ketë keqpërdorur pozitën e tij si deputet në funksion të bizneseve dhe tjetërsimit të pronave. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar të Partisë Demokratike të Kosovës për këtë hetim për korrupsion ndaj Azem Syles.