Zv.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Munuz, ambasadorja e BE Romana Vlahutin dhe ekspertët e EURALIUS e OPDAT kanë takuar sot kreun e komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafa.
Takimi vjen vetë një orë përpara mblehdjes së këtij komisioni që do të shqyrtojë kapitullin e fundit të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kjo pritet të jetë dhe mbledhja e fundit kur palët diskutojnë nen për nene për këto ndryshime në reformën në drejtësi.
Takimi mes tij dhe Xhafës është mbajtur në Kryesinë e Kuvendit dhe vjen vetëm një orë përpara takimit që do të mbahet në këtë komision ku pritet që të miratohet kapitulli i fundit i kësaj reforme.
Në orën 15:00 Komisioni i Posaçë i Reformës do të shqyrtojë kapitullin e fundit të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kjo pritet të jetë dhe mbledhja e fundit kur palët diskutojnë nen për nene për këto ndryshime në reformën në drejtësi.
Po ashtu dhe e fundit kur pritet konsensusi i opozitës e cila ka tashmë një draft të sajin, të ndryshëm nga ai i Komisionit. Këtë të hënë do të përcaktohet se cili do të jetë fati i Reformës në Drejtësi , nëse do të bllokohet ose jo për shkak të qëndrimeve diametralisht të ndryshme të palëve.