Ndërkombëtarët i japin bekimin qeverisë shqiptare të vazhdojë e vetme reformën në drejtësi. Në 2 deklarata për mediat Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e BE-së shprehin zhgënjimin për dështimin etakimit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për të arritur një konsensus për këtë reformë.
SHBA është e prerë dhe qartë kur fajëson për këtë dështim pikërisht liderin e opozitës, por të dy ambasadat i bëjnë apel ndërgjegjes së çdo deputeti nëse do të mbajë përgjegjësinë e dështimit të kësaj reforme. ?Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë. Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë?- thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. ?Ne e mbështesim fort vazhdimin e procesit demokratik për të siguruar miratimin e propozimit aktual legjislativ, i cili përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së. Ne e nxisim Shqipërinë të ndërmarrë hapat e nevojshme për miratimin e paketës ligjore për reformën në drejtësi?, thuhet në deklaratë e Ambasadës së BE.
Në deklaratën e Shteteve të Bashkuara nënvizohen përpjekjet 18 mujore të ekspertëve amerikanë krahas atyre vendas e të huaj për të arritur në një draft konsensual, pasi reforma mbetet prioritet kyç për amerikanët.
?Shtetet e Bashkuara do të punojnë për t?u siguruar që drafti përfundimtar i paraqitur në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe në Parlament, të jetë një draft i drejtë, që përfaqëson idetë më të mira të ekspertëve vendas, ekspertëve ndërkombëtarë, dhe Komisionit të Venecias?, vijon deklarata e amerikanëve.