Meqenëse data 23 maj 2016 është afati i fundit për te aplikuar për njohje pronësisë, Agjencia e Trajtimit te Pronave ka bërë me dije se sportelet e saj do te jenë të hapur edhe me date 21 dhe 22 maj 2016 (ditën e shtunë dhe te dielë).
Përmes një njoftimi zyrtar, Agjencia bën me dije se të gjitha pronarët që nuk kanë aplikuar asnjëherë mund të shfrytëzojnë këty dy ditë për të depozituar kërkesat, duke qenë se afati I fundit është 23 maji. Pronarët që do të aplikojnë deri në datë 23 maj për njohje pronësie duhet të kenë me vete vetëm dy dokumente: Një dokument origjinë prone të nxjerrë nga arkiva e shtetit. Dhe një pozicionim hartografik te pronës qe pretendojnë tu njihet.
Qytetarët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit për të cilin do të kenë mundësinë të konsultohen me punonjësit e Agjencisë. Ky formular mund të shkarkohet edhe nga faqja web: atp.gov.al dhe mund të dorëzohet përmes postës.