http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas takimit me anëtarët e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE -Shqipëri, lideri i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur vullnetin e opozitës pro nje reforme ne drejtësi qe lufton korrupsionin. Kryetari i demokrateve ka sqaruar se vërejtjet e opozitës per ketë reforme janë pranuar dy here nga Komisioni i Venecias e tashme PD ka hedhur nje hap te ri, duke i materializuar në formën e propozimeve mbi draftin përfundimtar të propozuar nga ekspertët ndërkombëtar.?Ne i kemi marrë këto përgjegjësi, i kemi bërë këto propozime dhe presim që përmes dialogut politik, të ndihmuar nga faktori ndërkombëtar, t?i japim formë në mënyrë që reforma në drejtësi të përparojë dhe paketa kushtetuese t?i hapë rrugën miratimit të ligjeve?.Por me eurodeputetet Basha ka biseduar jo vetëm për hartimin e ligjeve, por kryesisht per nevojën e zbatimit te tyre, dhe dekriminalizimi per PD eshte nje shembull i qarte per rendësine e zbatimit te kuadrit ligjor.?Kemi një ligj për dekriminalizimin që kërkon që Roshi me kompani të largohen nga mandati i fituar në kundërshtim me këtë ligj. Roshi kërcënon tashmë jo deputetin e opozitës, por deputetin e mazhorancës dhe Kryeministri qëndron si kukudh pa thënë asnjë fjalë. Që do të thotë se aprovon në heshtje, merr autorësinë me heshtje të përdorimit të Roshit dhe roshëve për të vetmit rol që i ka sjellë në politikë, për të kërcënuar, për të shantazhuar në këtë rast deputetët e vet partisë së tij.?Nisur nga kjo situate Basha u ka kërkuar eurodeputeteve qe ky sesion i komitetit të përbashkët të vlejë për të bërë një thirrje për zbatimin e ligjit.- See more at: http://vizionplus.al/basha-duam-reforme-te-zbatueshme/#sthash.GFJgDRaQ.dpuf