Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E ftuar në emisionin ?Tonight Ilva Tare?, Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri është shprehur se Prishtina nuk do të nisë Asociacioni e Komunave Serbe nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjet e firmosura për telekomin dhe energjinë.
Pjesë nga intervista me Edita Tahirin
Ilva Tare: Në çfarë faze janë negociatat tani që flasim me Serbinë? Kur jeni takuar për herë të fundit, kur e keni lënë takimin e radhës?
Edita Tahiri: Dialogu në këtë fazë ka tri çështje të mëdha që duhet të zgjidhen, në kuptimin e zbatimit sepse marrëveshjet janë arritur. E para, ne kemi një bllokadë nga ana e Serbisë apo një mosrespektim të marrëveshjeve për çështjen e kodit telefonik të Kosovës dhe për çështjen e pavarësisë së sistemit transmetues të energjisë. Serbia po i shmanget zbatimit, i ka bllokuar, pra edhe ne e kemi kushtëzuar me mosnisjen e asnjë veprimi zbatues për Asociacioni. Kemi thënë qëndrimin që pa e marrë Kosova kodin telefonik dhe pa e marrë pavarësinë për çështjen e energjisë në pjesën e trasmisionit, ne nuk lëvizim drejt, pra Asociacioni ka disa veprime, hartimin e statutit, duhet të jetë në pajtim me kushtetutën, por desha t?ju them se kjo është situata e deritashme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/edita-tahiri-ska-asociacion-te-komunave-serbe-nese-serbia-nuk-zbaton-marreveshjet/