Skandal në jetimoren e Shkodër, 3 të mitura abuzohen seksualisht, dhunohen fëmijët- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-18

Views 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një skandali i frikshëm me abuzime seksuale ka ndodhur me të miturit në Qendrën e Fëmijëve në qytetin e Shkodrës. Në lidhje me këtë Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e 5 punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, urdhër i cili është ekzekutuar menjëherë nga policia.
Sipas Prokurorisë rezulton se ?tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.?
Pas sinjalizimeve të marra nga institucioni i Avokati i Popullit se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli, Prokuroria nisi hetimet në bazë të të cilave ?janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/abusim-seksual-me-te-miturit-ndalohen-5-punonjes-se-qendres-se-femijeve-shkoder/

Share This Video


Download

  
Report form