Video skandal, ja si dhunohen fëmijët e jetimores në Shkodër nga kujdestarët-Ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një video skandaloze po qarkullon në rrjetet sociale, ku shfaqet hapur dhuna e ushtruar nga edukatoret e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër.
Video është bërë publike fillimisht nga një emision investigativ në një nga televizionet kombëtare, për të qarkulluar më pas në rrjetet sociale bashkë me reagimin e shoqërisë civile.
Në dy video shfaqet qartë një edukatore e cila dhunon në mënyrë çnjerëzore fëmijët e moshës 3-6 vjeç.
Edukatorja njëherë shfaqet duke dhunuar fëmijën dhe njëherë duke u ulur në prehrin e të voglit edhe pse ai vazhdon të qajë.
Ende nuk ka një reagim të Ministrisë së Arsimit, edhe pse video ka disa orë që qarkullon në media.
Vetëm pak momente më parë ka reaguar për Ora News, Shërbimi Social Shtetëror, sipas të cilit edukatorja do të pushohet menjëherë nga puna dhe do të çohet për ndjekje penale.
Fill me pas drejtorja e Shtëpisë së Fëmijës Parashkollor Shkodër, Anjeza Gjeluci, ka njoftuar shkarkimin e tre punonjësve që shfaqen në video.
Ata janë Edvana Sulaj, Manjola Banishta e Albert Rekaj.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/video-skandal-ja-si-dhunohen-femijet-e-jetimores-ne-shkoder-reagon-shssh/

Share This Video


Download

  
Report form