Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në të njëjtën linjë me Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe përkrah tij, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka konfirmuar para Komisionit të Sigurisë së Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë pajisje përgjimi.
Tahiri tha se për hir të trajnimeve dp të përdorë pajisjet që janë të ligjshme. Sa i takon hetimeve të prokurorisë tha se është vënë në dispozicion të prokurorisë për të zbardhur të vërtetën e pajisjes së përgjimeve
Saimir Tahiri: Prokuroria ka një hetim dhe unë jam i gatshëm të pres vendimin e prokurorisë. I kam vënë në dispozicion gjithçka për hetimin.Mund tju garantoj me përgjegësi maksimale përballë këtij komisioni, parlamenti dhe publikut se polici e shtetit nuk ka shkelur dhe nuk shkel ligjin në çështje sensistive. Për hir të trajnimeve përdor pajisje që është e ligjshme. E kemi përdorur dhe do përdorim. Hajdeni të merrni pjesë në trajnime dhe inkurajoni policinë. Policia e shtetit nuk ka pasur nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë në përdorim pajisje që mundësinë përgjimin e telefonatave mesazheve apo të dhënave, (Pra komunikimi online) çdo aludim tjetër është thashethemnajë. Policia e shtetit nuk ka shkelur ligjin në asnjë sekond
Policia ka pajisje trajnimi që nuk bën përgjim
Raportimi në Komision dhe debatet
Policia e Shtetit nuk ka pajisje përgjimi, Flet për reformat në Komision
Saimir Tahiri: Pavarësisht se edhe në parashtresën tuaj seanca frymëzohet nga informacionet që qarkullojnë në media, besoj se ftesa e Komisionit është më serioze. Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka dhe as nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi. Policia e Shtetit bën detyrën në përpjekje për të reformuar sektorin e sigurisë dhe për ti dhënë qytetarëve një stardard të ri shërbimi dhe sigurie. Kemi trashëguar një varfëri totale infrastrukturore dhe dije.Përpjekja jonë është fokusuar kryesisht në përmirësimin e mundësive të policisë për ti shkuar pas atyre që shkelin ligjin. Bota e krimit ka më shumë mundësi financiare se agjencitë ligjzbatuese. Bota e krimit është jo vetëm më e pasur por deri dje edhe më e paprekshme. Për këtë arsye në policinë e Shtetut kërkohet të zhvillohen kapacitete të tilla që të mundësojnë rezultate solide në luftën kundër kriminalitetit.Ringritëm Akademinë e Sigurisë.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-policia-e-shtetit-nuk-ka-pajisje-pergjimi-flet-per-reformat-ne-komision/