Report TV - Tenton të kalojë rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin

Report TV 2016-05-18

Views 1

Një këmbësor ende i paidentifikuar ka humbur jeten, pasi u përplas nga një automjet në supëstraden Fushë-Krujë Milot. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar në afërsi të fshatit Gjorm të Kurbinit.

Teksa po lëvizte në këmbë në anë të rruges viktima i cili është rreth 50-vjeç u përplas nga një automjet tip Volsëagen me targa AA 955 HU që drejtohej nga shtetasi me iniciale P.V. Ai ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij nga Fushë Kruja në drejtim të Laçit, duke mos e parë viktimen që lëvizte në anë të rruges.

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme atij. Viktima e këtij aksidenti është dërguar në morgun e Spitalit të Laçit, ndërsa ende nuk është identifikuar pasi nuk i është gjetur asnjë dokument me vete.

Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të ditur se shkak për aksidentin është bërë errësira në rrugë dhe shpëjtësia me të cilën lëvizte drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin. Ky i fundit është ndaluar menjëherë nga policia dhe po merret në pyetje rreth ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form