Deputeti socialist Pandeli Majko dhe kryetari i Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim të shkurtër në hotel Rogner në kryeqytet mesditën e kësaj të marte.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga takimi Basha tha se fokusi i takimit ishte Asambleja e Natos
?Shpresoj që komunikimi politik normal, edhe kur qëndrimet janë krejt të kundërta, të mos përbëjë lajm në Shqipëri. Majko më ka ftuar në asamblenë e NATO-s. Do të shikojmë si do të jetë axhenda. Tema kryesore e diskutimit ishte asambleja e NATO-s, aktiviteti më i madh.?- deklaroi Basha.
Ndërkohë socialisti Pandeli Majko tha se në fokus ishte Asambleja e cila pritet të mbahet në Tiranë por nuk mbeti pa u diskutuar dhe jashtë vëmendjes edhe Reforma në drejtësi e aktualiteti politik
Majko ka bërë disa herë thirrje publike për opozitën, në mënyrë që të ecet përpara me reformën në drejtësi, pasi sipas tij, përfundimi i reformës së rëndësishme është shumë i vonuar.