2 ditë para takimit me Lulzim Bashën, kryeministri Edi Rama ka përcaktuar publikisht se deri ku do ët shkojë kompromisi me PD-në. Në kongresin e PDIU-së ai deklaroi se është i gatshëm t?i lërë PD-së votimin me 2/3 për njerëzit e drejtësisë, por nuk do të pranojë asnjë ndryshim në strukturën e re të të sistemit dhe skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
"?Nuk kemi asnjë problem ne, duan 2/3, 2/3 le ti marrin. Nuk na intereson fare kjo pjesë.Duan të jenë dhe ata pjesë se kanë bërë një kusht, duhen votuar kandidaturat nga Parlamenti me 2/3 sa të jetë gjallë Edi Rama.Nuk ka problem.Nuk mund tu premtoj se do vdes kur të duan ata, por mund tu premtoj se deri sa të jem gjallë me 2/3, por një gjë po u them, e kam thënë disa herë.Kam thënë që reforma mund të kalojë dhe mund të kalonte dhjetorin e kaluar, kam thënë që mund të kalojë në shkurt, mars, prill. Po ju them që java e ardhshme është java e të vërtetës dhe e gjithë shumica jonë, PS-LSI-PDIU mbështet pa asnjë ngurim draftin e dakordësuar me SHBA dhe BE"-tha shefi i qeverisë Rama