Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrestohet ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili. Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e së hënës, 16 maj rreth orës 19:45 pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur për të masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e korrupsionit pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale në këmbim të një vendi pune në strukturat e varësisë së bashkisë së Dibrës.
Ish-kreu i bashkisë pritet të dalë para gjykatës për t?iu komunikuar masa. Bëhet e ditur se vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga policia.
Hetimi i prokurorisë nisi menjëherë pas publikimit të enjten e kaluar në emisionin ?Të Paekspozuari? në Ora News të gazetarit Ylli Rakipi.
Në emission u shfaq një video që tregonte sesi Shukri Xhelili premtoi një vend pune për një 20-vjeçare në kmëbim të favoreve seksuale.
Njoftimi i Policisë
Më datë 16 Prill 2016, rreth orës 19 e 45, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar nëpërmjet Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në ekzekutim të vendimit nr 99 datë 16.05.2016 të Gjykatës Shkallës së parë për Krimet e Rënda, ekzekutoj masën e sigurisë ?Arrest ne burg? për shtetasin Shukri Xhelili,56 vjeç, si i dyshuar për veprën penale ? Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë?, parashikuar nga neni 260 i KP, në kuadër të procedimit penal nr 100 të vitit 2016 rregjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Kapja dhe ndalimi i tij u bë në Tiranë nga Strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me strukturat e Drejtorise Vendore Diber.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/videoskandali-arrest-me-burg-per-ish-kryebashkiakun-shukri-xhelili/