Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Korrespondenti i Ora News në Dibër na informon se shkak i këtij incidenti është bërë emërimi i një drejtori të komanduar të burimeve njerëzore në këtë bashki.
Drejtori i komanduar Drini Mataj është sjellë nga Tirana dhe pritet që të bëjë disa shkurtime në disa drejtori të bashkisë. Sherri nisi në mbledhjen e mëngjesit që është zhvilluar në këtë institucion dhe pas dhunës verbale sherri përfundoi në përdorimin e dhunës me grushta dhe sende të forta.
Policia ka mbërritur menjëherë pranë ambienteve të bashkisë dhe ka shoqëruar kryetarin e bashkisë Muharrem Rama dhe 70 % punonjës të administratës. Gjithashtu janë shoqëruar në polici edhe punonjës të policisë bashkiake.
Momentalisht bashkia e Dibrës është e mbyllur
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij incidenti.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shoqerohet-ne-polici-nenkryetari-i-bashkise-diber