Ristani: Shqipëria u përjashtua nga aksioni antidrogë i DEA-s, Tahiri ndihmoi Eksobarin- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-16

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për opozitën, policia shqiptare ishte e përjashtuar nga aksioni ndërkombëtar për trafikut e drogës i nisur në Greqi dhe i asistuar nga DEA amerikane.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se autoritetet policore shqiptare me në krye Saimir Tahirin nuk bënë gjë tjetër vetëm sa ndihmuan Klemend Balilin që të arratisej.
Ristani: Tahiri ishte përjashtuar nga ky aksion ndërkombëtar, i organizuar nga policia greke, nga DEA amerikane dhe polici të vendeve të tjera të BE-së, për shkak të lidhjeje të drejtpërdrejta me atë që u quajt nga mediat dhe CNN si Eskobari i Ballkanit.
E megjithatë Tahiri, Rama dhe krerët e tyre të policisë u bënë pjesë e këtij aksioni duke e dëmtuar atë, duke ndihmuar njeriun e tyre, Klement Balili, ti shpëtojë kërkimit, duke e ndihmuar të arratiset. Qëndrimet kontradiktore të policisë, për hetimin e organizatës kriminale tregojnë se ata janë kompromentuar për shkak të lidhjeve të Balilajve me drejtues të lartë politikë në vend, me Tahirin në veçanti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ristani-shqiperia-u-perjashtua-nga-aksioni-antidroge-i-dea-s-per-shkak-te-tahiri-ndihmoi-eksobarin/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS