Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria e Kosovës nuk do të tërhiqet nga ngritja e asosacionit të komunave serbe, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ministrja e Dialogut në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri e cila ka zhvilluar një seri takimesh zyrtare ne Tiranë, deklaroi se komunat nuk do të kenë fuqi ekzekutive dhe nuk cënojnë sovranitetin e Kosovës.
Edita Tahiri: Ky asosacion për të cilin ka bërë shumë zhurmë opozita në Kosovë nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, as nuk do të jetë një nivel i tretë i qeverisjes në Kosovë. Përkatësisht do të jetë në pajtim të plotë me kushtetutën, ligjet e Kosovës si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetutës. Ky asosacion mund të ndihmojë në integrimin e serbëve sepse përmes dialogut të Brukselit ne poi shuajmë strukturat paralele të Serbisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/asosacioni-i-komunave-serbe-tahiri-do-te-ngrihen-sdo-kene-fuqi-ekzekutive/