Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kopshti Nr. 39 në zonën e Shkollës së Bashkuar ka marrë një pamje të re. Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar plotësisht godinën ekzistuese, duke krijuar kushte dhe standarde bashkëkohore për fëmijët që e frekuentojnë atë.
Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili falenderoi sipërmarrësit që iu përgjigjën thirrjes për të adoptuar kopshtet e Tiranës.
Veliaj:?Nuk besoj se ka bekim më të madh për ata që kanë dhuruar diçka për fëmijët se sa të marrësh uratën e gjysheve dhe gjyshërve. Në një vend si Tirana, ku jetojnë një milion banorë, ka mjaftueshëm mundësi për të bërë biznes, për të qenë të suksesshëm, por ka edhe shumë mundësi për të qenë bujarë, zemërgjerë dhe për t?i kthyer diçka mbrapsht komunitetit?.
Ai bëri të ditur se kopshti Nr. 39 ofron kushte edhe për fëmijët me aftësi të veçanta, duke u krijuar atyre mundësi për të qenë të barabartë me fëmijët e tjerë.
Veliaj: ?Për herë të parë kemi një kopsht ku fëmijët me aftësi ndryshe ose me sindromën doën apo autikë trajtohen nga njerëz të specializuar. Ne besojmë se të gjithë fëmijët janë të përsosur, është vetëm çështje mundësish dhe ndihme. Duke krijuar kushte dhe grupe të veçanta për fëmijët që kanë nevojë për më shumë kujdestari dhe asistencë, kemi sjellë një model të ri në qytetin e Tiranës?.
Ai ka rikonfirmuar edhe njëherë vendosmërinë e tij për të mbajtur premtimin e dhënë për të rikonstruktuar të gjitha kopshtet e Tiranës brenda këtij viti.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/rikonstruktohet-kopshti-i-femijeve-te-shkolla-e-bashkuar-veliaj-mbajme-premtimin/