Report TV - Bashkia e Tiranës shpërndan dhurata për fëmijët e punonjësve të shërbimit zjarrfikës

Report TV 2018-05-10

Views 1

Zjarrfikësit janë heronjtë e një qyteti dhe 2018-ta do të sjellë një transformim të shërbimit të tyre në kryeqytet. Pas përballimit me sukses të situatës së zjarreve gjatë verës, pa asnjë humbje në njerëz, punonjësit e zjarrfikëses së Tiranës u falenderuan me rritje të pagës dhe një shpërblim për punën e vyer, ndërkohë vitin e ardhshëm vëmendja do të jetë te kushtet e punës, stacionet dhe mjetet e reja.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpërndau dhurata për fëmijët e punonjësve me rastin e festave të fundvitit dhe u shpreh se prioritet për 2018-n është krijimi i kushteve moderne të punës në repartin zjarrfikës, për rritjen e shërbimit ndaj qytetarëve.

Kryebashkiaku tha se në 2018 do të mbyllet rikonstruksioni i stacioneve, por do të ketë edhe një përmirësim në mjete, për t?iu përgjigjur në kohë qytetarëve në nevojë. Veliaj theksoi se pavarësisht sfidave të shumta gjatë këtij viti, falë sakrificës së punonjësve të shërbimit nuk u shënua asnjë viktimë.

Share This Video


Download

  
Report form