Report TV - Parku Olimpik, Veliaj:Tirana dy pole elitare për ndeshjet profesioniste

Report TV 2016-05-14

Views 1

Krahas Pallatit të Sportit ?Asllan Rusi?, qyteti i Tiranës do të ketë edhe një pol të dytë elitar për zhvillimin e lojërave profesioniste në Parkun Olimpik, i cili shumë shpejt do të mirëpresë 1350 spektatorë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, të shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, inspektuan sot punimet për ndërtimin e Parkut Olimpik, i cili është në fund të fazës së parë. Në fjalën e tij, Veliaj theksoi rëndësinë e ndërtimit të hapësirave të dobishme që i shërbejnë komunitetit se sa privatëve.

?Jo pa qëllim jemi te Parku Olimpik sepse është një hapësirë që ndodhet pranë Digës së Liqenit dhe gjithmonë kemi preferuar të gjykohemi nga faktet dhe puna, se sa nga fjalët apo hipotezat. Ne besojmë se kjo hapësirë pranë Liqenit të Tiranës është shumë herë më e dobishme nëse ka një funksion publik sesa funksion privat. Nëse ka ndërtime të lehta dhe fusha sportive ku njerëzit, jo vetëm të Njësisë 5, por të gjithë komunitetit të Tiranës, mund ta gjykojnë, se sa kur është dedikuar për më shumë beton në digën e Liqenit?, tha Veliaj. Ai shtoi se punët kanë ecur jashtëzakonisht mirë nën mbikëqyrjen dhe gjithë inkurajimin e ministres së Arsimit dhe Sportit.

Share This Video


Download

  
Report form