SARANDË- Mbyllet përkohësisht parku i Syrit të Kaltër. Mësohet se ky vendim është marrë për shkaqe sigurie, pasi ka rrezik për rrëshqitje të disa gurëve të cilët mund të rrezikojnë jetën e turistëve. Ditën e djeshme si pasojë e rrëshqitjes u plagosën 2 turistë, një prej të cilëve grekë dhe tjetri izraelit.
Ende nuk dihet se sa do të zgjasë ky vendim. Parku i syrit të Kaltër është mjaft i preferuar nga turistët vendas por edhe të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.