Report TV - LGBT, pedalim në Tiranë kundër homofobisë, Lu: Guximtarë

Report TV 2016-05-14

Views 2

Përfaqësues të komunitetit LGBT pedaluan me biçikleta sot në Tiranë kundër diskriminimit të tyre.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë dhe ambasadori amerikan, Donald Lu si dhe ajo e Holandës, Dewi van de Weerd.

Organizatorët e këtij aktiviteti, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj u shprehën se duhet ende shumë punë për të garantuar të drejtat e komunitetit LGBT, pasi sipas tyre ata ndjehen të diskriminuar dhe të paragjykuar.
"Ka patur njerëz që këto ditë kanë evokuar kohën e Enver Hoxhës pasi e kanë shumë bezdi që disa njerëz të kërkojnë të drejtat e tyre. Ne dolëm që tu themi atyre njerëzve që historia nuk kthehet pas, por shkon vetëm përpara. Edhe vjet kemi qenë në të njëjtin pozicion e ne na vjen turp që nuk ka asnjë përfqësues të qeverisë e politikës shqiptare, por ka vetëm miq të nderuar nga komuniteti ndërkombëtar", u shpreh Pinderi.

"Edhe pse jemi mbledhur shumë vetë sot, ka shumë persona nga komuniteti që akoma nuk kanë mundësi të dalin hapur e të pedalojnë me ne për shkak të diskriminimit. Ne do të pedalojmë për të gjithë të rinjtë e të rejat që diskriminohen në shkolla, që nuk kanë kanë mundur të kenë akses në shëndetësi dhe për të gjithë ata që diskriminohen nga familjet e tyre", tha Xheni Karaj.

Share This Video


Download

  
Report form