Problemet më të mëdha me të cilat përballen bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri janë konkurrenca e pandershme e korrupsioni.
Janë këto shqetësimet kryesore që sjell në vëmendje raporti i Organizatës Për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në rajon.
Raporti thotë se krahasuar me vitin 2012, klima e të bërit biznes në Shqipëri është përmirësuar, gjithsesi kompanitë e vogla e të mesme vazhdojnë të përballen me vështirësi në kreditim si dhe në zbatimin e ligjit.
E pranishme gjatë prezantimit të raportit , Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi tha se bizneset shqiptare kanë ende nevojë të rrisin kapacitetet profesionale.
Raporti nxjerr në pah se janë bërë përmirësime në klimën e biznesit krahasuar me vitin 2012, ndërkohë që përfaqësuesit e Komisionit Evropian thanë se reforma në drejtësi ka rëndësi kyç në jetën e kompanive të vogla e të mesme.