Report TV - Kreu i demokratëve në Vlorë: PD organizim i çorganizuar

Report TV 2016-05-09

Views 6

Partia Demokratike Dega Vlorë "Riorganizim i Çorganizuar" -të tillë e ka cilësuar Kryetari Moisi Meminaj vendimin e PDSH për shkarkimin e 21 krerëve të degëve të PD-së në mbarë vendin , duke hedhur poshtë të gjitha nenet mbi të cilat mbështetet vendimi .

"PDSH ka vendosur te humbas zgjedhjet e 2017-tes " -ka vijuar me tej Meminaj duke kritikuar të ashtuquajturat klane e interesa personale të krerëve të lartë të partisë.

Meminaj ka deklaruar se do të qëndrojë në krye të kësaj force politike në Vlorë dhe nuk parashikon të jap dorëheqjë , pasi e konsideron postin e tij si të votëbesuar nga antarësia dhe militantet e kësaj force poltike në Vlorë .Meminaj është shprehur se . PDSH zgjedhjet e 2017 i ka të humbura. pasi sipas tij janë lëvizje të gabuara, ose marrveshje që kryetari Basha mund të ketë bërë, për të lënë ne opozitë PD.

Bashkia Vlorë nuk është e vetmja e prekur nga lëvizjet brenda strukturave përkatese, të cilësuara gjithashtu të pajustifikueshme sipas Meminaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS