Fshatrat Marvalake, Ferratrashe dhe Goleme të Mamurrasit nuk ka as ambulancë, as mjek dhe as infermier.
Ish ambulanca e kohës së monizmit u shkatërrua në fillim të viteve ?90 dhe në vitin 1993 u ndërtua një dhomë e vetme në cep të rrugës që kalon përmes këtyre fshtrave që do të shërbente për ambulancë por ajo nuk u hap asnjëherë pasi nuk u lejua nga pronari i tokës.
Për të marrë ndihmën mjekësore apo dhe për një injeksion të thjeshtë banorët e këtyre fshatrave duhet të shkojnë në Mamurras duke bërë një rrugë nga 10-12 km, ndërsa për raste urgjencash duhet të udhëtojnë me dhjetra kilometra si në Laç, Fushë-krujë, Krujë apo dhe në Tiranë
Ankesat e banorëve deri më tani nuk janë marrë parasysh as nga pushteti vendor, aq nga pushteti qëndror.