Lejet online - BB: Mungesa e lejeve të ndërtimit ndikim te biznesi, Rama: Luftë informalitetit

Ora News Lajme 2016-05-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka Botërore përsëriti apelin drejtuar qeverisë shqiptare për të përmirësuar klimën e të bërit biznes. Në prani të të kryeministrit Rama, Përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahseen Sayed, kritikoi pengesat administrative dhe mungesën e konkueshmërisë në Shqipëri.
Duke folur në aktivitetin për dhënien e lejet e ndërtimit online, Sayed tha se këto problematika kanë ndikuar te niveli I investimeve.
Sayed: Duhet të përqendroheni në dy reforma afatgjata që kanë të bëjnë me përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe e dyta ka të bëj me integrimin financiar.
Për ta bërë më të lehtë klimën e biznesit duhet të rritet konkurrueshmëria, duhet të ulen pengesat dhe ngarkesat administrative me qëllim që të rritet mundësia e investimeve.
Por të kthehemi te lejet e ndërtimit e cila është një nga çështjet kritike që krijon pengesë në bërjen e biznesit. Dhe shumë vende midis tyre edhe Shqipëria janë ndikuar nga lejet e ndërtimit.
Kryeministri Edi Rama që mori fjalën pas përfaqësueses së BB, u përqendrua më tepër te një prej problemeve më të mprehta me të cilat përballet Shqipëria ajo e ndërtimeve pa leje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bb-munges...

Share This Video


Download

  
Report form