Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Investimi 13 mln dollarë në sektorin energjitik do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit me energji elektrike, sidomos gjatë sezonit veror, ku edhe konsumi është më i madh. Kreu i OSHEE, i shoqëruar nga ai i OST vlerësuan se investimet do te zgjidhin problemin e furnizimit me energji jo vetëm për bregun, por dhe qytetin e Vlorës.
Sezoni turistik në jug te vendit pritet të mos ketë më probleme me energjinë elektrike për shkak të rrjetit të shpërndarjes.
Kreu i OSHEE Ardian Çela dhe kreu i OST Ëngjëll Zeqo kane inspektuar punimet në tre frontet e ndërtimit të nënstacionit 110 kV në Himarë. Sipas Çelës, investimet kapin shifrën e 13 mln dollarëve.
Çela: ?Këtu jemi në vazhdimësinë e punimeve të linjës 110 kV që do të furnizojë me energji këto dy n.stacione dhe për të demonstruar këto investime dhe investime të tjera që OSHEE ka planifikuar të kryejë jo vetëm për zonën e bregdetit por dhe qytetin e Vlorës.Janë rreth 1.5 mln euro që kanë nisur për qytetin e Vlorës dhe ne shpresojmë që brenda sezonit të përfundojmë pjesën e qytetit, sepse pjesën e Himarës dhe dhërmiut do e përfundojmë brenda muajit qershor.Ai premtim që kemi thënë se situata do jetë disa herë më e mirë këtë vit do e shihni që do mbahet?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/furnizimi-me-energji-oshee-jugu-i-vendit-jo-me-probleme-gjate-sezonit-veror/