Report TV - Meta: Reforma në Drejtësi ka përfunduar dje, gati ta votojmë

Report TV 2016-05-05

Views 5

Reforma në drejtësi ka përfunduar që dje. Kështu ka deklaruar kreu i Kuvendit Ilir Meta, në një prononcim për mediat, ku si pas tij pritej fjala e fundit e ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT që sipas Metës u dha dje, në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi.

Meta tha se grupi parlamentar i LSI është gati për ta votuar draftin kushtetues.

"Besoj se nga dita e djeshme reforma në drejtësi ka pëfunduar pasi kjo ka qenë ajo që kemi pritur, fjalën përfundimtare të Venecias dhe kemi pritur fjalën përfundimtare të ekspertëve të Euralius dhe Opdat për disa çështje që nuk ishin shteruar në mënyrë të plotë. Me dorëzimin e opinioneve përfundimtare gjithçka ka përfunduar. Grupi parlamentar i LSI është gati për ta votuar këtë variant, nga dje, jo nga sot, aq më tepër nga e hëna." deklaroi Meta.

Sipas kreut të Kuvendit çdo orë që kalon pa miratimin e Reformës është kundër Shqipërisë, pasi rrezikon progresin në raport me anëtarësimin në BE.

"Ne mund të vazhdojmë debatet dhe për shumë vite, por jemi të ndërgjegjshëm se çdo minutë që kalon është kundër nesh dhe rrezikon progresin në raport me BE, arritjen e një konsensusi për çeljen e negociatave. Këto sms janë bërë të qarta dhe nga Mogherini, nga Hahn. Absolutisht mendoj se tani duhet të ecim drejt procedurave parlamentare për të votuar këtë reformë. Është e drejta e opozitës të kërkojë disa ditë më shumë. Për LSI votimi ka filluar që dje. Në çdo momnent që do kërkohet votimi votat tona do jenë për këtë variant," shtoi Meta.

Deklaratat e kryeparlamentarit u bënë pas homazheve që ai zhvilloi paraditen e sotme në Varrezat e Dëshmorëve te Kombit me rastin e 5 Majit.

Share This Video


Download

  
Report form