Kryetari i Komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, u shpreh pas mbledhjes së këtij komisioni se brenda javës është gati projekti Kushtetues për tu votuar në parlament.
Ai tha se ekspertët ndërkombëtarë do të punojnë gjatë kësaj jave për të finalizuar vërejtjet e fundit dhe pas këtij momenti, reforma duhet të votohet në Kuvend.
Kreu i ligjeve kërkoi reflektimin e opozitës për të bashkuar votat me mazhorancën.
?Duke filluar nga java e ardhshme, është gati projekti Kushtetues për tu votuar në Parlament, nëse ka vullnet opozita. Mazhoeranca ka vullnet të plotë, beson fort te Venecia dhe ekspertiza ndërkombëtare. Mbetet të shohim vullnetin e opozitës për t?iu bashkëngjitur këtij procesi. Kemi një projekt kushtetues, opinionin final të Venecias dhe mendimin e ekspertëve ndërkombëtarë. Mbi këtë, në vlerësim të shqetësimeve e problemeve që janë ngritur, duke punuar për të bërë reflektimet e nevojshme ekspertët ndërkombëtarë. EURALIUS e OPDAT janë dy misione që kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ata kanë marrë përsipër që ta mbyllin këtë proces brenda kësaj jave dhe janë të gatshëm t?ia përcjellin komisionit të posaccëm parlamentar. Nëse vërtetë besojmë tek Venecia, ky është projekti, le të mblidhemi dhe ta votojmë në Parlament. Nëse të gjithë bërtasin rroftë reforma në drejtësi, erdhi dita ta miratojmë?, u shpreh Xhafaj.