PD vijon të denoncojë atë që e cilëson korrupsionin e oligarkëve të kryeministrit.
Kësaj radhe deputeti Luçiano Boçi tha se, kompania Alko IMPEX e Sadri Abazit, falë ndërhyrjes së Taulant Ballës ka fituar tenderin për punime infrastrukturore në Librazhd, edhe pse oferta e tij është 250 milionë lekë më e lartë se e konkurrentit tjetër.