Parregullsitë në dokumentacion dhe në përmbushjen e kushteve ligjore nga ana e kandidatëve, ka bërë që Kuvendi të shtyjë për javën tjetër zgjedhjen e anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Deputetët e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Parlamentar të Medias kanë rënë dakord mbi faktin që seancat dëgjimore me ta mund të nisin vetëm pasi Kuvendi të ketë mundësi të shqyrtojë kandidaturat që përmbushin kushtet për 4 vendet e lira të AMA-s.
Anëtarët e djathtë kërkuan gjithashtu që Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla të paraqitet në Komision për t?u pyetur mbi përplasjet për garën e rektoratit të Universitetit Tiranës, gjë që u pranua nga deputetët e majtë.
Redaksia Online