PD akuza Beqaj: Fshihet pas “Fastech”, përfitoi 320 mln lekë nga tenderat- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-03

Views 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike përmes Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, ka denoncuar një tjetër aferë që përfshin sipas saj Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Bëhet fjalë për një tender prej 320 milion lekë në Ministrinë e Jashtme, që sipas demokratëve e ka përfituar komania ?Fastech?që pretendohet se shërben si mbulesë për kompaninë ?Intch plus?, e cila ka qenë në pronësi të Ministrit Beqaj.
Partia Demokratike denoncoi një tjetër aferë korruptive që siç pretendohet përfshin Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Sekretarja për Mardhëniet me publikun Grida Duma, tha se Ministri Beqaj nëpërmjet kompanisë ?Fastech?, që pretendohet se është kompani mbulesë e ?Intech plus?, që është administruar më parë nga ai ka marrë 320 milionë lekë për një shërbim për Ministrinë e Jashtme.
Duma: Në vijim të denoncimit të oligarkëve të Edi Ramës dhe metodave sesi i vjedhin paratë e shqiptarëve, sot po ndalemi tek Intech plus i Beqës.Sikur të mos mjaftonin miliona euro të koncesioneve në shëndetësi, që nuk janë bërë për qytetarët por për klientët, Ilir Beqaj vazhdon të marrë qindra milionë lekë me Intech-un e tij.
Në fillim të këtij viti kompania e themeluar nga Beqaj ka marrë 320 milionë lekë për një shërbim për Ministrinë e Jashtme.Pra Beqaj, kampioni i korrupsionit në shëndetësi, ka shtrirë dorën dhe nga godina përballë e Ministrisë së Jashtme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-akuza-beqaj-fshihet-pas-fastech-perfitoi-320-mln-leke-nga-tenderat/

Share This Video


Download

  
Report form