Historike, Kosova në UEFA - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-03

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova është anëtarja e 55 e UEFA-s. Ne një vendim historik, Organizata Europiane e Futbollit ka pranuar ne gjirin e saj Kosovën si anëtaren me te re pas një votimi ku 30 shtete ishin ne favor te saj, ndërsa 24 kundër. Por ne kongresin e UEFA qe është mbledhur ne Budapest u duk se do te ishte nje tjetër jo per Kosovën pas dështimit per kalimin e nenit per ndryshimin e nenit qe i mundësonte anëtarësimin. Behej fjale per nje ndryshim statuti ose përshtatje me FIFA dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar qe i punësonte nje shteti anëtarësimin edhe pa qene anëtare e OKB. Kosovës i duheshin 2/3 ose 36 vota. Ne përfundim ajo nuk mori mjaftueshëm pra 33 votuan pro, 20 kundër dhe 1 shtet abstenoi. I pari qe replikoi ishte presidenti i federatës serbe Tomislav Karaxhixh. Sipas tij, Kosova nuk duhet te pranohet pasi është shtet i vetëshpallur dhe nuk i pranon kushtet e pranimit. Sipas tij dy shtetet qe ishin përkrah Kosovës ishin pikërisht ato qe ne gjirin e tyre kane elementet me te mire nga ky shtet; Zvicra dhe Shqipëria. Përfaqësuesi zviceran beri te ditur se duhet lëne politika anash dhe duhet t?u jepet mundësia fëmijëve te këtij vendi te luajnë ne nivel përfaqësuesesh. Po kështu edhe presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit, i cili deklaroi se shume vende kane frike nga pranimi i Kosovës, por duke lëne mënjane politiken do te ishte e mrekullueshme te kishte edhe nje anëtar te ri. Pas fjalimit te kryetari Fadil Vokri, delegacioni kosovar u nxor jashtë, pasi nuk ishte anëtar i UEFA, ndërsa u zbatua pika 10 ku ishte paraprire votimi per anëtarësim per shtetin me te ri te Europes. Tashme është vetëm çështje kohe edhe pranimi ne Organizatën Botërore te Futbollit FIFA.

Share This Video


Download

  
Report form