Report TV - Maratona e xhazit Tiran-Shkodër rikthen magjinë e viteve '30

Report TV 2016-05-03

Views 4

Nga 30 prilli deri më 4 maj bota kremton magjinë e xhazit. Edhe në Shqipëri magjia e xhazit vjen ndryshe. Këtë vit ka ardhur plot kreativitet. E pagëzuar si ?Swing Marathon? nga organizatorët e saj, anëtarët e ?Hemingway Fan Club Albania?, ky festival xhazi ka kthyer botën e viteve '30, me më të mirat e saj, dëshirën për vallëzim dhe muzikë, por edhe me vanitetin e saj.

Ka nisur maratona nga Shkodra në Tiranë, ku vajza me fustane të shkurtra, me vargje të gjata perlash, doreza deri në bërryla, flokë të shkurtër me ondulacione, kordele prej dantellash në kokë, kapele kasketë dhe djem e burra me kapele shapkë, pantallona teritali deri në kavilje, ose me tiranda apo këpucë me lustër, kostume klasike me xhaketa dopio petë apo kapele republike, i janë bashkuar tingujve improvizues të xhazit.

Organizatorët e kanë menduar si një udhëtim të gjatë që i kalon jo vetëm kufijtë hapësinorë, por kapërcen edhe dimensionin kohor për t?u ndalur atje ku lulëzonte muzika xhaz? Në Amerikën e viteve ?30. Këtë vit martona shqiptare e Xhazit ?Swing Marathon? ka ardhur ndryshe nga të tjerat. Maratona vjen si si një nismë e Hemingway Fan Club Albania. Është e para herë që organizohet një festë e tillë, të thonë organizatorët, ndërsa festimeve po iu vjen fundi.

Për tre ditë rresht janë përfshirë në këtë kremtim instrumente tunxhi si trumbeta , tromboni, saksofoni, klarineta apo edhe harqe si violina e kitara, duke e bërë muzikën të gëzueshme dhe të dëshirueshme për të vallëzuar.

Share This Video


Download

  
Report form