Report TV - Varrezat, Greqia rikthen “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”

Report TV 2016-07-17

Views 0

Autoritetet shqiptare rinisin lëvizjet për identifikimin e varreve të ushtarëve grekë, të rënë në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjatë luftës greko-italiane, të viteve 1940-1941, në bazë të një marrëveshje të vitit 2010 dhe një urdhri të vitit 2012. Duket se ka mjaftuar vizita e disa ditëve më parë e kryediplomatit grek në Tiranë, Nikos Kotzias, që palët të rinisin kërkimet për zbulimin e ushtrisë së vdekur.

Ndonëse historianë, specialistë dhe disa politikanë kanë hedhur poshtë pretendimet e Athinës për rreth 11-12 mijë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, pala greke ka kushtëzuar procesin e integrimit me plotësimin e kësaj kërkese.

Share This Video


Download

  
Report form